Gdhendja e drurit është një lloj arti, i cili për zhvillimin e tij nuk ka nevojë për një studio apo mjete të
![](https://static.wixstatic.com/media/aaa5ef_c055bbe45b3b44888268a491eed7880a~mv2.jpg/v1/fill/w_940,h_547,al_c,q_85,enc_auto/aaa5ef_c055bbe45b3b44888268a491eed7880a~mv2.jpg)
shtrenjta. Ato që ju nevojiten për të nisur një punë (gdhendje në dru) janë: a) baza materiale, pra druri dhe b) mjetet e gdhendjes të cilat janë daltat, thikat dhe çekiçi goditës. Sigurisht që lloji i drurit dhe mjetet që do të përdorni variojnë nga ajo që ju doni të realizoni.
Disa nga mjetet e përdorura për gdhendjen e drurit:
![Thikat prerese](https://static.wixstatic.com/media/aaa5ef_d90bfc8ca5ee489cb39d81e80c944557~mv2.jpg/v1/fill/w_880,h_768,al_c,q_85,enc_auto/aaa5ef_d90bfc8ca5ee489cb39d81e80c944557~mv2.jpg)
Thikat prerëse – Një nga mjetet më bazike të gdhendjes. Ajo përbëhet nga tehu prerës (thikë) dhe doreza prej druri e cila është e dizenjuar në mënyrë të tillë që dora të jetë sa më komode gjatë punës.
Dalta konkave – Ato shërbejnë për të gërryer zona të mëdha ose të vogla druri nga sipërfaqja e gdhendjes, në varësi se sa e madhe është maja e saj. Ka disa lloje daltash të tilla: me seksion në formë U-je, V-je apo edhe në formë luge të cilat mund të përdoren për gdhendje, dhënie forme apo për të lëmuar sipërfaqet e punës.
Dalta të drejta – Ato janë dalta të mprehta me teh të drejtë. Ato shërbejnë për heqjen e masave të drurit nga sipërfaqja dhe për lëmimin e tyre. Ashtu si thikat prerëse, të gjitha daltat kanë një dorezë druri e cila shërben për mbrojtjen e dorës si dhe manovrimin sa më mitë të veglës.
Çekiçi goditës – Ai përdoret së bashku me daltat për ti dhënë forcën e duhur goditjes për largimin e copave të drurit nga sipërfaqja e gdhendjes. Zakonisht përdoret çekiç druri për të minimizuar zhurmën.
Këshilla
![](https://static.wixstatic.com/media/aaa5ef_db92619266954f0da101bb1d9b6c1b30~mv2.jpg/v1/fill/w_940,h_504,al_c,q_85,enc_auto/aaa5ef_db92619266954f0da101bb1d9b6c1b30~mv2.jpg)
#1 – Mëso si të përdorësh daltat. Përpara se të filloni punën e gdhendjes duhet të dini se si të trajtoni mjetin me të cilin do të punoni. Mos harroni se daltat dhe thikat janë objekte prerëse ndaj duhet të tregoni kujdes me to. Nëse jeni duke punuar për herë të parë ose n.q.s. jeni në fillimet tuaja sugjerohet të përdorni doreza pune. Dorezën visheni në dorën me të cilën mbani drurin, jo në atë me të cilën mbani daltën. Më e rëndësishmja: mësoni të punoni (manovroni) me anë të kyçit të dorës, dhe jo me bërryl në mënyrë që të keni më shumë kontroll mbi mjetin (daltën) me të cilën po punoni. Gjithashtu mos harroni ti mprehni daltat, sepse në këtë mënyrë do punoni më me lehtësi.
#2 – Mbani parasysh drejtimin e fijeve të drurit. Përpara se të filloni gdhendjen, duhet të keni parasysh se në cilin drejtim janë fijet e drurit. Këtë gjë mund ta dalloni duke prerë një pjesë të vogël druri me daltë dhe në këtë mënyrë shikoni se në cilin drejtim shkojnë fijet (damarët e drurit) në mënyrë që gjatë punës të mos keni probleme dhe vështirësi. Gjithashtu mbani parasysh edhe nyjet të cilat mund ti ketë druri në trupin e tij. Nyjet janë të vështira për tu punuar
![](https://static.wixstatic.com/media/aaa5ef_46596d2322b445ac84f9da5ad2fdd5f1~mv2.jpg/v1/fill/w_611,h_486,al_c,q_80,enc_auto/aaa5ef_46596d2322b445ac84f9da5ad2fdd5f1~mv2.jpg)
#3 –Skiconi vizatimin mirë përpara se të filloni punën. Mos u ngusni kur filloni punën e gdhendjes. Çdo gabim që bëni mund të jetë i pa kthyeshëm. Do ju duhet të ri-skiconi edhe një herë punën në mënyrë që të riparoni një gabim të bërë. Për të evituar këto gabime është e rekomandueshme që të skiconi mirë me laps modelin tuaj dhe vendet ku do të hiqet druri. Sepse nëse prisni me daltë një pjesë druri, është e vështirë ri-ngjitja e saj në vend. Ndaj tregohuni të kujdesshëm me skicimin.